Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Junikut, i shoqëruar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me kandidatë për asamble, struktura të degës, si dhe me qytetarë e biznese të kësaj komune.
Me këtë rast, Shehu e falënderoi kryetarin Abdixhiku për vëmendjen dhe përkushtimin e pa rezervë të LDK-së, si dhe shtoi se janë në rrugë të mbarë për të realizuar ndryshimin që Juniku e meriton.
“Përkrahja e junikasve për LDK është e jashtëzakonshme, prandaj më 17 tetor do të vuloset fitorja jonë dhe ndryshimi i shumëpritur për Junikun”, theksoi Shehu.
Shehu, pas prezantimit të programit dhe listës për asamble, bashkë me kryetarin Abdixhiku, vizituan kompanitë “Joos-Krasniqi” Sh.P.K, “Luna” Sh.P.K dhe “German Plast” Sh.P.K, të cilëve u shpalosi programin e tij qeverisës, për të cilin tha se është i duhuri për të gjithë.