×
  • Lajme
  • Lajme

    Ruzhdi Shehu: Turizmi garanton zhvillim për Junikun

    Insajderi
    03 November 2021 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Junikut, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në rrjetin social, ka premtuar realizimin e kompleksit turistik “Gjeravica”. Për më tepër, Shehu ka thënë se përmes projekteve në turizëm do të ndikojnë në punësimin dhe zhvillimin e Junikut.

    Postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook:

    “Të dashur junikas,


    Turizmi është një nga potencialet kryesore që ka Juniku. Prandaj investimet në turizëm do të jenë prioriteti im kryesor.

    Juniku ka nevojë për zhvillimin e turizmit ekologjik të bazuar në agrokulturë dhe të përkrahur nga shërbime cilësore komunale. Prandaj gjatë qeverisjes tonë do të realizohet Kompleksi Turistik
    “Gjeravica” të cilit do t’i paraprijë Master-Plani përkatës si dhe përfundimi i rrugës Junik-Bjeshkë.

    Do investohet po ashtu në infrastrukturën e integruar në fshatrat Gjocaj dhe Jasiq si dhe do të përkrahen me skema sociale bujqit, fermerët dhe ndërmarrësit e Junikut. Pra do të investohet në turizmin veror dhe dimëror, pastaj në turizmin malor, urban, kulturor dhe shëndetësor. Në këtë mënyrë zbatimi i projekteve tona në turizëm do të zvogëlojë papunësinë në Junik dhe do të garantojnë një zhvillim ekonomik dhe një mirëqenie e cila ka munguar tash e 12 vite.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark