×
  • Showbiz
  • Show

    Sa do të zgjasin lidhjet e çifteve të BBVK? – Astrologia befason me parashikimet

    Insajderi
    27 February 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Big Brother Vip Kosova mori vëmendje të madhe që kur filloi në dhjetor të vitit të kaluar. Por me kalimin e ditëve banorët nuk filluan të ‘luftojnë’ vetëm për çmimin e madh, filluan të ‘luftojnë’ edhe për dashurinë e tyre. Kështu edhe pse disa nuk arritën ta ‘kapin’ 200 mijë euroshin, janë me fat pasi që arritën ta gjejnë dashurinë e tyre falë ‘Vëllait të Madh’, shkruan Insajderi.

    Çifti i parë që e deklaruan dashurinë e tyre ishin Getinjo dhe Vivieni, të cilën edhe pse dolën nga shtëpia të paktën e fituan njëri tjetrin. Lidhja e çiftit shkoi mjaft mirë brenda shtëpisë, ani pse me ndonjë zënkë herë pas here, por prapë dyshja kanë arritur që dashurinë e tyre ta vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë.

    Por a do të zgjasë kjo lidhje dhe si parashikohet nga astrologjia, lidhur me këtë ka folur astrologia Laura Bilalli për Insajderin. Ajo shpjegoi se sipas shenjave lidhja mes Getinjos dhe Vivien shihet se është një lidhje afatgjate.

    “Sipas astrologjisë dhe kombinimeve të shenjave në aspektin e dashurisë, një lidhje e krijuar mes një Luani dhe Dashi premton shumë pasi që të dy shenjat, janë shenja zjarri kanë gjëra shumë të përbashkëta dhe mirëkuptimi dhe komunikimi mes tyre mund të jetë në një nivel shumë të lartë.Janë shumë shpirti i festes, ju pelqejnë udhetimet, kanë analizë shumë të fortë dhe detajist të frikshëm, din të jenë shumë temperament por si kombinim prap është shumë produktiv sepse edhe pjesa temperamente mund të menaxhohet pasi arrin të kuptojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyrën më perfekte të mundëshme.Prandaj lidhja e tyre mund të zgjasë edhe jashtë shumë gjatë dhe është lidhje që premton edhe të jetë afatgjate”, u shpreh ajo.

    Çifti i dytë i krijuar në Big Brother Vip Kosova janë Andi dhe Gresa, por përkundër dashurisë së tyre, dyshja jo shpesh kanë momente të mira, pasi që nuk arrijnë të bien dakord për gjëra të ndryshme. E vazhdimin e lidhjes së tyre edhe astrologia Bilalli e ka parashikuar si të rrezikuar pasi shenjat e tyre nuk përshtaten.

    Sipas astrologjisë Peshorja dhe Dashi nuk janë një kombinim shumë i mirë sepse dallimet e tyre në  aspektin e dashurisë janë shumë të larta. Peshorja pelqen më shumë qetësine, deshirojnë të jenë më strikt dhe i kushtojnë shumë rëndësi partnerit sa që mund të harrojnë edhe vetveten, në anën tjeter Dashi është shpirt më i lirë, i pelqen të jetë njeri me sponatan dhe të shkojë me rrjedhën e jetës duke mos i krijuar vetës barriera të panevojshme, po ashtu ju pelqen edhe shumë jeta e natës dhe shetitjet. Si kombinim mund të kenë probleme në pjesen e komunikimit dhe në pjesën e jetesës se ndryshme prandaj nuk mendoj qe si lidhje mund të zgjase, keshtu që është lidhje që zakonisht përfundon shpejtë sepse Dashi nuk do shumë që do mërzitet me prezencën e Peshores, për të qenë me entuziast për jetë dhe të mos merziten, Dashit i nevojitet një Shigjetar, Luan a po Binjakë në jetën e tyre“, tha tutje astrologia Laura Bilalli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark