×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Sa herë u intervistua Arianit Ahmeti nga Prokuroria për të bëmat e Agim Ademit?

    Insajderi
    27 March 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arianit Ahmeti, ish-zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka treguar sa herë është intervistuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të bëmat e kreut të FFK-së, Agim Ademi.

    Ahmeti i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, tha se 7 apo 8 herë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

    “Realisht për herë të parë po e them nga viti 2020 janar më duke ka filluar intervistomi në 6-7 ndoshta 8 raste në rolin e dëshmitari dhe disa herë më kanë ftuar edhe nga hetuesia edhe nga Krimet Ekonomike por edhe nga Prokuroria lidhur me këto raste për ti dhënë disa shpjegime.  Janë raste të cilat nga natyra… rreth FFK-së të gjitha.  Ka prej të gjithave por më falni sepse është nën hetime lënda dhe nuk mund të them”, ka thënë ai për InDoks.

    Prokuroria tashmë ka konfirmuar se një hetim për mundësinë e kurdisjes së një ndeshje të përfaqësueses kosovare e ku personazh është përsëri Agim Ademi, ka nisur. Por, a është ai i përfshirë edhe në këtë veprimtari?

    “Unë nuk mundem të them, nuk jam edhe kompetente për këtë punë të them, mirëpo nga mediumet, nga çka flitet, nga kryetarë të klubeve, nga individë të ndryshëm që folin haptazi dhe që janë kompetente siç duket ka pa kënaqësi të mëdha dhe mund të ketë, duke ditur se në disa raste ka filluar edhe nga drejtësia të hulumtohen të shohim epilogun se a mund të ketë ose jo”, është shprehur Ahmeti për InDoks.

    Në anën tjetër, InDoks ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që nëse Agim Ademi është nën hetime edhe për ndonjë rast, pos atij që u arrestua javë më parë dhe sa raste eventuale janë të hapura ndaj tij, por ky institucion nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

    Po për sjellje prej të dhunshmit javë më parë, siç raportoi Insajderi, u arrestua Agim Ademi, Ai dyshohet se e sulmoi një punonjës të FFK-së, Artan Govorin. Faji i tij? Ishte takuar me një ish-punonjës të FFK-së, dhe Agim Ademi po i kërkonte llogari, sipas Govorit.

    Ky i fundit është kontaktuar nga InDoks, por për shkak që procedura po vazhdon, ai ka refuzuar që të japë intervistë, derisa Ademi është liruar.

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark