Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës. Në videon e bërë virale në rrjetet sociale e media, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, teksa rrahin dhe keqtrajtojnë në mënyrë çnjerëzore një paciente.
Policia në Pejë e ka konfirmuar se punonjëset e shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, teksa nga Prokuroria kanë bërë të ditur se tri të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.
Sipas avokatit Besnik Berisha infermierja e arrestuar sot nga policia e Kosovës për sulmin ndaj një gruaje të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, nuk kishte kontratë pune me këtë institucion privat.
Madje sipas Berishës, e njëjta minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim.
“Për veprën penale të sulmit, infermierja e arrestuar minimumi mund të dënohet me gjashtë muaj burgim. Të tjera të dyshuara mund të dënohen pse nuk e kanë lajmëruar rastin dhe ato duhet të përgjigjen për këtë. Madje infermierja e arrestuar për dhunë ndaj të moshuarës nuk kishte as kontratë pune me këtë qënder”, tha Berisha në Politiko.
Sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë nga një infermiere ka ndodhur pesë ditë më parë, më 29 tetor, sipas Policisë së Kosovës.
Siç ka mësuar Insajderi, e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.
“Kjo gruaja e sulmuar është nëna e dëshmorit Taulant Nura i vrarë në maj 99-ës në betejën e qytetit të Gjakovës, i tha ky burim Insajderit.
Gazeta Insajderi ka mësuar se dhunuesja kryesore që shihet në këtë video është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë.
Pelaj shihet duke e goditur me shuplaka në fytyrë, pa pikë mërie të moshuarën.
Pamjet e rënda janë publikuar nga aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.
“Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.
Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj, Agron Kukaj dhe Esmira Kukaj.
Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se ndaj dy dhunueseve është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.