×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sa punonjës të regjistruar me letra i ka Kosova?

    Insajderi
    01 November 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të dhënat e fundit të publikuara nga ASK-ja, del se të punonjës të regjistruar me letra janë mbi 375 mijë qytetarë.

    “Numri i të të punësuarve me pagë primare dhe sekondare shënoi rritje në shtator 2023, krahasuar me shtatorin 2022.

    Në muajin shtator 2023, të punësuar me pagë primare ishin 375 987 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (shtator 2022, që ishin 360 500), ka rritje për 15 487 persona apo shprehur në përqindje me 4.3.% të punësuar me pagë primare.

    Grupmosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34”, thuhet në raport. Ndërsa, në muajin shtator 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 17 779 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (shtator 2022, që ishin 16 287), ka rritje për 1 492 persona apo shprehur në përqindje me 9.2% të punësuar me pagë sekondare. Grupmosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark