Insajderi
Lajme

“Sa të pandjenja” – Teuta Haxhiu kritikon Qeverinë për dërgimin e vagonëve në Serbi pas vrasjes së Afrim Bunjakut

Insajderi
24 August 2026 - 12:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Sa të pandjenja” – Teuta Haxhiu kritikon Qeverinë për dërgimin e vagonëve në Serbi pas vrasjes së Afrim Bunjakut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, në fjalimin e saj në Kuvend ka thënë se as vetë nuk e ka besuar, që pas vrasjes së rreshterisht Afrim Bunjaku në Banjskë, Kosova ka dërguar disa vagona për t’i rregulluar në Serbi.

“As vetë s’e kam besu, që disa muaj pas vrasjes së rreshterit Bunjaku, shkon në Serbi e ndreq vagon. Sa të pandjenja. Cka I thonë familjes sot. Kur krejt qytetarët e kishin dhimbjen që është vra një djalë në detyrë, e ata kanë pas guxim me shku në varrim, e në anën tjetër kanë shku në Serbi kanë ndreq vagon”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Kurti do të duhej ta shkarkonte Artane Rizvanollin.

“z. Kurti më e pakta që është dashur të bëjë nga dje, është që t’I thotë deputetës Rizvanolli shko në shpi”, ka shtuar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark