×
  • Showbiz
  • Show

    Sabri Fejzullahu fans i çmendur i ‘Big Brother Vip’, përkrahë këtë banor

    Insajderi
    17 March 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është finalja e madhe e Big Brother Vip Kosova dhe organizatorët kanë premtuar surpriza në këtë natë të gjatë e plotë emocione.

    Megjithatë ka ende kohë për të votuar të preferuarin tuaj ndaj dhe personazhe të ndryshëm publikë sugjerojnë fansat e tyre të votojnë këta banorë.

    Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, artisti Sabri Fejzullahu ka bërë thirrje që të gjithë të përkrahin Artan Thaçin në finalen e madhe.

    ”Të dashur motra e vëllezërit e mi të dashur këtu në rrjetet sociale, po ju shkruj sot prej zemrës me ju kërku përkrahjen për Artan Thaçin në finalen e madhe të BB VIP KOSOVA, djalin e shokut tem të jetës, Cimës tem të zemrës”, shkruan artisti në rrjetet sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark