×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sabri Hamiti: “Tematika shqiptare”

    Insajderi
    27 September 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sabri Hamiti është padyshim njëri nga studiuesit më të njohur të letërsisë shqipe.

    Studimi letrar i Sabri Hamiti jep panoramën më të plotë të gjithë letërsisë shqipe, e cila është shkruar poashtu në një gjendje in extremis, në zgrip ti themi shqip.

    Autori bëhet kështu një ligjvënës letrar që nuk mbërthen po zbërthen kodet letrare; nga të tjerët pret zbatim të vullnetshëm, jo me detyrë, të ligjit të vet.

    Ai deri tani ka publikuar disa libra ku janë përfshirë punët e tij rreth studimit të letërsisë, e ndër to është edhe “Tematologjia”.

    Siç thotë Sabri Hamiti: “Në librin Bioletra (2000) kisha propozuar e argumentuar nje teori të shkrimit e të leximit, si një vështrim individual të një problem universal letrar.

    “Libri ‘Tematologjia’ është vazhdim i të parit, dhe përmban kërkimet e bëra në fushën e letërsisë shqipe, duke pasur parasysh gjithnjë tërësinë e saj”.

    Sipas tij “janë këto artikulime teorike të prodhuara nga kërkimi i përparme empirik. Studimi i temave, shkollave, kodeve, ligjërimeve, formave, figurave e shkallëve të letërsisë shqipe, më në fund krijon një poetike (historike) të letërsisë shqipe”.

    Një pjesë të këtiij libri akademik Sabri Hamiti ia ka kushtuar “Tematikës”, ndërsa ObserverKult në vazhdim do t’ju sjell pjesën e shkëputur ku ai flet për tematikën shqiptare.

    Tematika shqiptare

    Përballë tematikave universale janë tematikat nacionale, që janë kushtëzuara nga jeta, moraliteti, historia e veçantë nacionale, karakteri, dhe në një pikë të largët, gjuha.

    Këto janë tema që peshën më të madhe e kanë në letërsitë nacionale, edhe në qoftë se me shenja të vetat kanë edhe elemente të universalizmit.

    Duke menduar e kërkuar këto probleme në letërsinë shqipe dhe duke hetuar veçantitë e saj, para pesëmbëdhjetë vjetësh në librin tim Tema shqiptare, këto veçanti i kam pasë quajtur albanizma.

    Tematika letrare shqiptare është vjelë nga disa fusha të jetës e të mendësisë, shpirtit e të historisë shqiptare:

    a) popullore: Flijimi, Besa, Hakmarrja, Rilindja;
    b) historike: Ilirët, Skënderbeu, Ali Pasha, Lidhja e Prizrenit;
    c) letrare: Ura e Shejtë, Aga Ymeri, Konstandini e Doruntina;
    d) aktuale: Jeta e përditshme, Mërgimi;
    e) të përhershme: Gjuha shqipe, Rilindja, Heroi, Himni;

    Është e natyrshme që tematikat nacionale, si në letërsi, si në arte të tjera, kanë tendencën për të krijuar veçantinë dhe identitetin kombëtar që shenjohet më vete dhe në raport me të tjerët.

    *Pjesë e shkëputur nga libri “Tematologjia”, botim i ASHAK më 2005. /ObserverKult/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark