Insajderi
Lajme

Sadiku propozon që deputetët të dhurojnë një pjesë nga rroga e 13’të për fëmijët me autizëm

Insajderi
01 April 2026 - 20:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sadiku propozon që deputetët të dhurojnë një pjesë nga rroga e 13’të për fëmijët me autizëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka bërë thirrje publike për solidaritet nga kolegët e tij në Kuvend, duke propozuar që një pjesë e pagës së 13-të të dhurohet për fëmijët me autizëm.

“Edhepse kuvendi ska qenë aktiv si duhet këtë periudhë, 2025 deri sot, deputetët kanë marrë rrogën e 13-të! Në një vend ku njerëzit luftojnë çdo ditë për jetesë, kjo nuk ka as logjikë, as ndjeshmëri. Një vend që mbështetet tek sektori privat, i njejti ska marre rrogen e 13te”.

Sadiku ka propozuar që secili deputet të kontribuojë me nga 500 deri në 1000 euro nga kjo pagë, me synimin që të mblidhen mbi 50 mijë euro në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

“Nesër është dita e fëmijëve me autizëm. Për ne është pak, për ta ka shumë vlerë. Së bashku mund të bëjmë mbi 50,000€. Sepse politika fillon me njerëzinë. Unë nuk e kam marrë rrogën e 13të por do të kontriboj me të njejtën shumë”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark