Ermal Sadiku nga LDK-ja ka deklaruar se bllokadat politike dhe zgjedhjet e shpeshta i konvenojnë vetëm kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Sadiku tha se qytetarët duhet të reflektojnë se kush përfiton nga situata aktuale politike dhe nga mundësia e zgjedhjeve të reja.
“Një pjesë e popullit të Kosovës e definon kush po e bllokon këtë vend. Edhe nëse Kurti na dërgon prapë në zgjedhje, duhet qytetari me mendu kush mbetet kryeministër, prapë mbetet kryeministër. Bllokadat dhe zgjedhjet e njëpasnjëshme vetëm një kryeministër dhe qeveri po e lënë në shtet, Kurtin dhe Vetëvendosjen”, ka thënë ai.
Sipas Sadikut, situata aktuale politike po rezulton në vazhdimin e qëndrimit në pushtet të Kurtit dhe Vetëvendosjes, pavarësisht bllokadave dhe proceseve të përsëritura zgjedhore.