Ish-kreu i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar sot në media për moslejimin e uljes së avionit të këngëtares Rita Ora, në aeroportin e Rinasit një natë më parë.
Në një status në Facebook, Berisha e konsideron këtë një skandal të aeroportit, i cili vetëm pak ditë më parë ‘u pushtua’ nga terroristët e eurove.
“Te dashur miq, ne këtë vend, te cilin qeveria e ka shndërruar ne një protektorat krimi, ndodh si ne asnjë vend tjetër ne bote qe te mos pranohet ulja e avionit te Rita Orës, këngëtares se famshme dhe ambasadores brillante te kombit shqiptar ne mbare boten, ne një kohe me kushte meterologjike ideale, trafik ajror zero”, shkruan ai.
Ai thotë se mos lejimi i avionit të Rita Orës që të zbarkonte në Rinas është shenjë tjetër e mosfunksionimit të shtetit shqiptar. /Insajderi.com