×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha: Qytetarët të armatosen kundër qeverisë kriminale

    Insajderi
    21 April 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çështja e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet e prezumuara të tij ndaj profesor Mynyr Konit dhe disa biznesmenëve kanë qenë në qendër të debatit parlamentar të kësaj të enjteje, që ka patur tone të forta mes pozitës dhe opozitës.

    Ish-kryeministri Berisha, duke e cilësuar ekzekutivin aktual si një organizatë kriminale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të armatosen kundër saj, njofton Top Channel.

    “Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur edhe për rastin e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke dhënë variantin e tij mbi këtë ngjarje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark