×
Show

Sallatë lulebore për humbje peshe

Insajderi
23 March 2016 - 10:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse jeni duke tentuar të humbni peshë, dhe ju duhet ushqim i pasur me vlera ushqyese por që nuk ju ndalon në qëllimin tuaj, atëherë preferohet që në dietën tuaj të konsumoni sallatë dhe të evitoni ushqime të yndyrshme dhe me shumë kalori.

Sallata lulebora është njëra nga sallatat që përmban më së shumti proteina që nënkupton se ngrënia e një sallate të tillë do të ju mbajë të ushqyer për kohë më të gjata.

Andaj, kjo sallatë nuk preferohet në orët e mbrëmjes.

Përbërësit e kësaj sallate janë:  dy patate të ziera, 200gr përshute, 100gr djathë kaçkavall, 200ml majonez, 200ml ajkë e thartë, tri vezë të ziera dhe dy qepë të njoma, shkruan kuzhinashqiptare.com

Patatet i grijmë në rende,përshuten e grijmë në rende ,vezët gjithashtu i grijmë në rende ku e ndajmë vezën e kuqe nga e bardha , të bardhët e vezës e ndajmë për dekor .

Në një enë qesim patatet e grira në rende të cilat i kripësim dhe i lyejmë me majonez dhe me arkë,pastaj shtojmë përshuten apo sallamen ,shtojmë dhe kackavllain dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Të bardhët e vezës dhe dy qepët e njoma i përdorim për dekorin e sallatës në formë lulebore./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark