Romelu Lukaku ishte autor i një sezoni pasiv me Chelsean teksa pjesën më të madhe të kohës e kaloi në stol pasi nuk ia doli të përshtatej me idetë e trajnerit Thomas Tuchel. Tashmë, belgu është rikthyer te Inter aty ku fitoi titullin kampion dhe u shndërrua në një nga sulmuesit më profilik të Europës.
BIG Rom do të provojë të përsërisë veten, mirëpo fillimisht ka një problem që duhet ta zgjidhë para se të nisë sezoni. Aktualisht, sulmuesi konsiderohet mbi peshë dhe peshorja tregon plot 101 kilogram. Ndaj, te Inter kanë nisur nga puna për të dobësuar Lukakun i cili është përfshirë në një dietë mesdhetare e cila përmban sallate, pulë dhe peshk.
Sulmuesi duhet të heqë dorë nga patatet, ushqimet e skuqura, mozzarella, pijet e gazuara dhe alokooli. Në fakt, nuk është hera e parë që zikaltërit e fusin në dietë Lukakun pasi e njëjta situatë ishte edhe në aventurën e parë të belgut në Milano, kur në atë kohë vinte nga Manchester United. Rezultatet ishin të shkëlqyera, por mbetet të shihet nëse dieta mesdhetare do të ketë të njëjtin efekt edhe në këtë aventurë të dytë të Lukakut me Inter.