×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sami Kurteshi: Rekomandimi i ZRP-ës, është i drejtë

    Insajderi
    22 January 2021 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen ku do të vendoset përfundimisht nëse do të lejohet kandidimi i personave të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë, shkruan Insajderi.

    Zyrja ligjore e KQZ-ës, ka bërë një rekomandim, ku lejohet kandidimi i të gjithë kandidatëve nga subjektet politike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon kandidimi për deputet të gjithë personave që kanë dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

    Lidhur me këtë, është shprehur edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili u shpreh se e mirëpret një vendim të tillë, dhe se për këtë ky vendim është i drejtë.

    “Për mua ky vendim është i drejtë” – u shpreh ai.

    “Jemi për ti ndjekur hapat e plotë dhe mjetet ligjore për ti shqyrtuar çështjet të cilat na duken të kundërligjishme” – vijoi ai.

    “Çdo komunikim, çdo dokument brenda KQZ-së, është dokument publik dhe të gjithë opinioni duhet të ketë qasje në të” – përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark