×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve

    Insajderi
    30 April 2024 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku ka kujtuar momentet me të.

    Lushtaku ka thënë se në shenjë mirënjohje për të rënët, shkon gati çdo ditë në 2 e 3 të natës tek varrët e shokëve të rënë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

    “Unë gati nuk po them çdo ditë, por në javët ndoshta edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para vorreve të shokëve”, ka thënë Lushtaku.

    Ai ka thënë se ideali i luftëtarëve dhe të rënëve për lirinë është realizuar në 95 për qind.

    “Për secilin pjesëtarë të UÇK-së për secilin shqiptarë, unë mendojë se ideali i atyre burrave që kanë rënë, është realizuar 95 për qind. Baballarët tonë nuk e kanë menduar asnjëherë që do të ketë President të Kosovës, Kryeministër, Polici të Kosovës që do të ketë edhe Ushtri të Kosovës.Unë mendojë që familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të Kosovës kjo i bën me u ndje edhe më mirë, por edhe të lumtur se gjaku i tyre nuk ka shkua huq”, është shprehur Lushtaku.

    “Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve” – Rrëfimi prekës i Sami Lushtakut (youtube.com)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark