×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sami Lushtaku në EULEX, reagon Faton Klinaku: Poshtërsi e radhës

    Insajderi
    08 March 2024 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ftuar nga EULEX-i.

    Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka reaguar pas kësaj.

    Ai në një postim në “Facebook” dërgimin e Lushtakut në zyret e EULEX e ka quajtur spektakël dhe poshtërsi.

    “Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku.  Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark