×
Zgjedhjet 2021

Sami Lushtaku: Në Skenderaj nuk pranohet qeverisja e keqe e keqmenaxhimi

Insajderi
07 October 2021 - 15:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK’së në Skenderaj, bashkë me Memli Krasniqin dhe me kandidatin për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura kanë vizituarë mbrëmë lagjën Veliu të Polacit, Klinën e Mesme, në lagjen Aliqkaj të Llaushës e në lagjen 6 të qytetit të Skenderajt.

Lushtaku ka thënë se në këtë komunë nuk pranohet qeverisja e keqe dhe se me 17 tetor, PDK do të fitojë bindshëm.

“Në Skenderaj nuk pranohet qeverisja e keqe e keqmenaxhimi. Të tillëve do ju japim leksion me 17 tetor, me fitoren e thellë e bindëse të PDK-së”, është shprehur ai.

Ish-kryetari i Skenderajt ka thënë se programi i tyre po përkrahet në çdo zonë dhe se gjithmonë kanë qenë pranë qytetarëve drenicas.

“Vizioni ynë për zhvillimin e Skenderajt po përqafohet në çdo cep të Skenderajt sepse vetëm ne jemi dëshmuar se jemi afër qytetarëve dhe dimë të qeverisim”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark