Insajderi
Lajme

Sami Salihu takon familjen Merovci: Familje fisnike, rugovistë të përbetuar

Insajderi
31 May 2026 - 11:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sami Salihu takon familjen Merovci: Familje fisnike, rugovistë të përbetuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Sami Salihu, ka zhvilluar një takim me familjen Merovci, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Salihu ka vlerësuar familjen Merovci si një familje fisnike dhe punëtore, duke i cilësuar si “rugovistë të përbetuar”.

Ai ka theksuar se familja njihet për vlerat dhe respektin që gëzon ndër breza, ndërsa ka falënderuar për mikpritjen e treguar gjatë takimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark