Për versionin e Samsung Galaxy Note gjithmonë është kërkuar më shumë kohëzgjatje të baterisë, tipare të reja, aplikacione e shumë të tjera.
Ndërsa sipas The Verge kompania tani ka ardhur me një perfeksion të SG Note 9, me ekran më të madh, procesor të shpejtë, me kohëzgjatje të baterisë dhe me tiparet më unike që ky brend ka pasur ndonjëherë.
Përderisa posedon paisje me kosto të lartë, të njejtën kosto e ka edhe çmimin i tij i cili sillet rreth 1000 deri 1250 dollar për sosh.
Sa i përket dizajnit të jashtëm ai nuk ndryshon shumë prej SG Note 8, me ekran të lakuar anash dhe me sipërfaqe metalike në pjesën e mbrapme.