Insajderi
Biznes

Samsung lanson aplikacionin e ri për matjen e shtypjes së gjakut

Insajderi
21 April 2020 - 17:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjiganti jugkorean Samsung ka njoftuar se e ka lëshuar në përdorim aplikacionin e ri për t’i ndihmuar përdoruesve ta masin dhe përcjellin shtypjen e tyre të gjakut.

Zgjidhja thuhet se është aprovuar nga Ministria e Ushqimit dhe Sigurisë së Barnave në Korenë e Jugut dhe do të punojë me Galaxy Watch Active2 dhe të gjitha telefonat e ardhshëm nga Samsung, thuhet sipas kompanisë.

I quajtur Samsung Health Monitor, aplikacioni i ri mat shtypjen e gjakut duke kryer analiza të valës së pulsit dhe duke përdorur sensorë të rrahjeve të zemrës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark