Kjo nënkupton një front pa asnjë kornizë ose vrimë kamere dhe kjo është një qëllim që Samsung ka rikonfirmuar se është duke synuar.
Sipas MyDrivers, media e Koresë së Jugut njoftoi se Samsung po punon në një “ekran përsosshmërisht të plotë”, që mund të arrihet duke ndërtuar kamerën në ekran në mënyrë të padukshme, ashtu si skaneri i gjurmëve të gishtave në ekran.
Kjo mund të lejojë një raport 100% të ekranit në trup, pa u mbështetur në një kamera “pop-up”, e cila është më pak e dëshirueshme pasi mekanizmi i “pop-up” mund të jetë më i ndjeshëm ndaj dëmtimit.
Megjithatë, kompania nuk dha asnjë informatë se kur saktësisht mund ta shohim këtë, që do të thotë se ndoshta nuk do të ndodhë para vitit 2020.
Mirëpo, në qoftë se do të debutonte në 2019, atëherë Samsung Galaxy Note 10 do të ishte një kandidat i qartë për të.