Por shqetësimi kryesor nuk është nëse Galaxy Fold paloshet siç duhet por nëse përdoruesit rrezikon dy probleme estetike: hendeku i palosjes dhe rrudhë që shfaqet në ekranin ku paloset.
Samsung ka vendosur tu japë fund dyshimeve për qëndrueshmërinë e Galaxy Fold duke zbuluar sesi çdo model testohet.
Kompania publikoi një video ditën e Mërkure që tregon pajisjet duke u testuar në një fabrikë. Aty shfaqet një Galaxy Fold duke u palosur disa herë.
Samsung thotë se pajisja 2,000 dollarëshe u reziston 200,000 palosjeve, që i bie të jetë 100 palosje në ditë për 5 vite me radhë.
Por shqetësimi kryesor nuk është nëse Galaxy Fold paloset siç duhet por nëse përdoruesit rrezikon dy probleme estetike: hendeku i palosjes dhe rrudhë që shfaqet në ekranin ku paloset.
Nuk dihet sesi probleme të tilla mund të ndikojnë në shitjet e telefonit. Telefoni del në shitje më 26 Prill me çmim prej 1,980 dollarësh.