Jo shumë kohë më parë, aplikimi i teknologjive të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale ishte vetëm një ëndërr e largët. Tashmë, Samsung e bën realitet me QLED 8K TV 2020 – të ardhmen e përvojës së shikimit. Linja e gjeneratës tjetër ofron një vështrim në të ardhmen e teknologjisë vizuale. Ajo kombinon risitë më të fundit që e bëjnë përvojën e shikimit më përfshirëse me veçoritë e lidhura, dhe stilin e jetës së konsumatorit më të integruar, për të ofruar përvojën më të mirë të argëtimit në shtëpi.
Janë një sërë elementesh inovative teknologjike si madhësitë e reja të ekranit, aftësitë e Inteligjencës Artificiale së 8K, orientimi ekranit dhe më shumë, përmes të cilave Samsung tregon se si formacioni QLED i vitit 2020 ripërcakton përvojën gjithëpërfshirëse të shikimit dhe revolucionarizon integrimin e pajisjeve në shtëpi.
Falë kombinimit të cilësisë së pamjes dhe tingullit, aftësive të Inteligjencës Artificiale dhe dizajnit premium, inovacioni i ri Q950TS QLED 8K TV 2020 ofron një teknologji të pashembullt dhe një përvojë të pakrahasueshme shikimi.
Nëse deri më tani shikimi juaj është kufizuar brenda një kutie, me Samsung Q950 QLED 8K TV , e disponueshëm në 65, 75 dhe 85 inç, ju do të shikoni ‘përtej’ kutisë dhe do ta përjetoni ndryshe realitetin që shihni në ekran. Ekrani revolucionar i Infinity jep një ekran me raport 99%.
Me një profil mahnitës të hollë 15 mm dhe gjashtë altoparlantë të integruar, Q950 ripërkufizon kategorinë e tij. Kufijtë midis televizorit dhe ambjentit rrethues veniten, e kjo për të siguruar përvojën premium të shikimit në shtëpi. Gjithashtu, me teknologjinë OTS+, tingulli përhapet më shpejt se kurrë pasi gjurmon skenat që shfaqen në ekran. Altoparlantët e integruar i japin tingullit lirinë që i duhet për të gjetur se ku do të tingëllojë më mirë. Gjithçka do jetë e ngjashme si në jetën reale, ku zëri përçohet në një mjedis shumë dimensional.
Active Voice Amplifier (AVA) është risia e radhës që njeh në kohë reale një zhurmë potencialisht ndërhyrëse në mjedisin rrethues. Për të mos prishur eksperiencën unike që ndërtohet midis konsumatorit dhe Samsung, sistemi AVA rrit automatikisht vëllimin, duke siguruar qartësi shtesë për zërat ose dialogët që përhapen nga ekrani. Vlen të përmendet se QLED ka suport HDMI 2.1. Gjithashtu, me ane të veçorisë Adaptive Picture, ai gjithashtu mund të optimizojë ekranin si për ambjentin ashtu edhe për imazhe individuale. Q950TS QLED 8K është televizori i parë pioner në industri që transmeton audio përreth tingullit dhe rezolucionin real 8K. Pajisjet vijnë me teknologjinë Quantum Dot AI, e cila përmban një procesor Samsung 8K me një platform inteligjente lider të industrisë të quajtur Tizen që sjell përmirësimin vizual të çdo përmbajtjeje. Pavarësisht nga burimi i rishikimit ose rezolucioni aktual, imazhi mund të shfaqet me deri në 33 milion pixel.
Duke u dalluar si ‘Best in Class’ nga mediat më të njohura për pajisje lider dhe karakteristikat inovative, si Forbes Magazine dhe British AV Forum, padyshim që formacioni i televizorëve QLED 2020 nga Samsung Electronics ka lënë gjurmën e tij në industri.
AV Forums vlerësoi modelin e ri Infinity Q950TS për korniza të minimizuara duke e emërtuar si “një televizor 8K i specifikuar në mënyrë mbresëlënëse që krenohet me një mori karakteristikash të nivelit të lartë”. Ky formacion gjithashtu mori një vlerësim me pesë yje, si dhe çmimin Editor’s Choice nga HD Guru dhe Tech Aeris për sistemet e imazhit dhe përpunimit të tingujve, performancën e përgjithshme HDR edhe për detajet më të imëta.
I fuqishëm në thjeshtësinë dhe elegancën e tij, QLED 8K TV 2020 garanton një përvojë interaktive, gjithëpërfshirëse dhe revolucionare.
Përpos pajisjeve inovative në fushën e teknologjisë 8K, Samsung po prezanton gjithashtu një linjë të re të televizorëve QLED 4K 2020 në treg. Përdoruesit do të kenë qasje në ofertën më gjithëpërfshirëse QLED 4K, me modelet Q60T, Q65T, Q70T, Q75T Q80T dhe Q95T. Linja QLED 4K 2020 vjen me aftësi të zgjeruara të ekranit të zgjuar bazuar në inteligjencën artificiale.
Të gjitha këto modele vijnë me mundësi të reja lidhjeje. Multi-View është një modalitet që lejon përmbajtjen nga një pajisje celulare të shfaqet në një pjesë të ekranit të televizorit, me fleksibilitetin për të zgjedhur midis 14 opsioneve të ndryshme të ndarjes së ekranit. Tap View, nga ana tjetër, e bën lidhjen e telefonave inteligjentë me televizorin më të lehtë se kurrë më parë, kështu që përdoruesit tani mund të shohin përmbajtjen e telefonit në ekranin e madh me një prekje të thjeshtë në të dy pajisjet.
Më shumë informacion mbi linjën e televizorëve Samsung QLED 2020 mund të gjendet në https://www.samsung.com/al/tvs/qled-tv/highlights/