Samsung ka njoftuar se do të shtyjë konferencat e tij për shtyp në Hong Kong dhe Shangai, fillimisht të planifikuar për 23 dhe 24 prill. Deri më tani, nuk është shtyrë lansimi i telefonit në SHBA, i planifikuar për 26 prill.
Kompania nuk ka bërë të ditur arsyet e shtyrjes së lansimit të telefonit Galaxy Fold dhe as datën e re të lansimit. Gjithashtu, nuk dihet nëse kjo do të ketë ndikim në lansimin e telefonit në Tajvan, të planifikuar për datën 25 prill.
Samsung, pa asnjë surprizë, nuk dëshiron të lidhë shtyrjen e lansimit me modelet e dëmtuara që u gjetën në testime, por është e mundur që kompania e Koresë së Jugut ka nevojë për më shumë kohë për të zgjidhur problemet përpara valës tjetër të shpërndarjes së modelit Galaxy Fold.