×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Samuel Nikaj flet mes lotësh pas triumfit: E dua Vushtrrinë…

    Insajderi
    21 May 2022 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vushtrria ka kaluar në finale të play- ofit për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

    Pas triumfit, për Art Sport ka folur trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, i cili e kishte ngritur ekipin e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës.

    Samuel Nikaj mes lotësh, i emocionuar theksoi edhe një herë se çfarë lidhjesh të forta ka me klubin e Vushtrrisë.

    “Jam shumë i lidhur me Vushtrrinë, edhe lojën tjetër duhet me dhanë zemrën. E kam dashtë Vushtrrinë, është vendi im dhe qyteti im pas Shkodrës” – tha Nikaj.

    Vushtrria do të luajë me vendin e tetë që vjen nga Superliga e Kosovës, e që do të mësohet të dielën në xhiron e fundit.

    Inkuadrimin direkt në Superligën e Kosovës në futboll nga Liga e Parë e kanë siguruar Trepça ’89 dhe Ferizaj.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark