Alexis Sanchez ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me Marseillen, ku do ta mbajë fanellën me numrin 70.
Kiliani deklaroi se ka mbetur i mahnitur nga pritja që i rezervuan tifozët, ndërsa nënvizoi se objektiv është që te Marseille të kthehen trofetë.
“Të them të drejtën u befasova nga pritja, pasi nuk e kisha imagjinuar. E di mirë peshën e fanellës dhe rëndësinë e klubit, ndaj jam gati të jap maksimumin për të rikthyer ekipin te trofetë, pak a shumë njësoj siç bëra me Interin”, ka thënë Sanchez.
Më pas sulmuesi 34-vjeçar kilen shpjegoi edhe arsyet pse zgjodhi t’i bashkohet Marseilles.
“Kam luajtur në Itali, Spanjë e Angli, ndaj një eksperiencë në Francë më mungonte në karrierën time”.
“Shoku im te Interi, Agoume më ka folur gjithmonë mirë për Marseillen dhe nuk u mendova dy herë”, deklaroi Sanchez. /Telegrafi/