ZTE raportoi një fitim prej 41 milionë dollarësh në tre mujorin e fundit të 2018-ës pas rikuperimit nga sanksionet Amerikane që i kushtuan gjigandit Kinez 1 miliardë dollarë humbje.
Prodhuesi i katërt më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit u detyrua të ndalonte shumicën e bizneseve përgjatë muajve Prill-Korrik për shkak të sanksioneve Amerikane.
ZTE vendosi të paguante 1.4 miliardë dollarë për ti hequr dhe raportoi humbjen më të madhe prej vitesh.
Për tre mujorin e katërt të ardhurat ishin 3.9 miliardë dollarë ndërsa të ardhurat vjetore ranë me 21.4% në 12.7 miliardë dollarë sipas parashikimeve të 12 analistëve.