×
  • Sport
  • Sport

    Sanksionet ndaj Donjeta Sadiku, reagon edhe presidentja Osmani

    Insajderi
    15 March 2023 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sanksionit të Donjeta Sadiku.

    Donjeta Sadiku dje do fillonte rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian të boksit që filloi në Indi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

    Fillimisht u tha që kishin problem me viza, më pas ai u zgjidh.

    Megjithatë India i kërkoi Sadikut të marrë pjesë, por pa simbolet shtetërore të Kosovës.

    E pas këtij vendimi nga India Federata e Boksit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendosën të mos marrin pjesë.

    Së fundmi në lidhje me mos-pjesëmarrjen e Donjetës në Botëror kometoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    “Vendimi për të penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit është shkelje flagrante e standardeve sportive ndërkombëtare.

    Si një anëtare në @IBA_Boxing, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj. Ne i bëjmë thirrje Indisë të rishqyrtojë vendimin e saj”, ka shkruar presidentja në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark