×
  • Sport
  • Sport

    Santos e zbulon se a ka folur me Ronaldo që nga botërori i Katarit!

    Insajderi
    08 November 2023 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E gjithë e vërteta dhe prapaskenat e aventurës në Botërorin 2022 mes Cristianos dhe Fernando Santos

    Në një intervistë të gjatë për “A bola”, Fernando Santos, ish-trajneri i Portugalisë, foli për arsyet që e shtynë atë të lërë jashtë Cristiano Ronaldon nga njëmbëdhjetëshja në ndeshjet e Katarit në Kupën e Botës kundër Zvicrës dhe Marokut.

    “Ai kishte luajtur pak me Ten Hag në Manchester United dhe kjo kishte një ndikim të madh tek unë.

    Gjendja e tij sportive ishte perfekte, por ai nuk kishte ritmin e ndeshjes”.

    “Me stafin u përpoqëm ta rikuperonim këtë ritëm, para Botërorit dhe më pas në ndeshjet e para të grupit.

    Plus gjysma e dytë e vitit 2022 ishte e tmerrshme për të, mendërisht dhe fizikisht. Gjithçka nisi me fatkeqësinë që goditi familjen e tij me vdekjen e njërit prej dy djemve binjakë. Ai moment kishte ndikuar shumë tek ai”.

    “Ne nuk flasim më me njëri-tjetrin dhe nuk kam dëgjuar më prej tij që kur u kthyem nga Katari.

    Kur atë mëngjes para ndeshjes i shpjegova se nuk do të luante dhe pse nuk do të luante, ai e keqkuptoi. – tha Fernando Santos –

    E kuptoj reagimin e tij, sepse ai po kalonte një periudhë ankthi të madh dhe një shok i madh po e mbante jashtë”.

    “Për mua në çdo rast ai mbetet si një djalë ose një vëlla më i vogël.

    Ditën që të dojë të më telefonojë, unë do të jem atje. Kjo është e garantuar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    21 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark