Pak minuta para se të publikojë vendimin për ankesat e partive politike lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të tyre për deputetë, faqja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rënë nga sistemi.
Për momentin qasja në faqen e PZAP-së është e pamundur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk certifikoi listat e kandidatëve për deputetë, listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe disa partive tjera të komuniteteve jo-shumicë.
Këto parti të shtunën dorëzuan ankesat e tyre në PZAP.