×
  • Showbiz
  • Show

    Sara i përgjigjet Stresit: Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë!

    Insajderi
    06 March 2024 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teksa zhvilloi një intervistë ditën e sotme, Sara Gjordeni ka komentuar dhe deklaratën e një prej artistëve që ka dhënë në lidhje me boksierin dhe për lidhjen me Bardhin.

    Bëhet fjalë për Stresin dhe ja si i është përgjigjur Sara:

    Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.

    Rikujtojmë se Stresi, kishte “shpërthyer” lidhur me sjelljen e Sara Gjordeni me marrëdhënien e saj me Bardhin.

    Në llogarinë e tij në “ Instagram”, reperi shkruante se modelja ka lënë jashtë një lidhje me boksierin, Jurgen Uldedaj, i cili me besim e kishte lejuar që të hynte brenda në shtëpi. Sipas Stresit ajo ka shpërdoruar këtë besim të dhënë dhe ka krijuar një raport të ri me Bardhin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark