×
  • Showbiz
  • Show

    Sarah Berisha flet se si i duket qëndrimi i motrës, Diteas brenda “Fermës VIP”

    Insajderi
    24 April 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Blogerja e njohur Sarah Berisha, ishte e ftuar në Vizionin e Pasdites në Vizion Plus teksa ka folur rreth përshtypjeve të saj për qëndrimin e Diteas brenda “Ferma VIP”.

    Sarah ndër të tjera ka treguar se ajo dhe motra e saj janë tipa shumë të ndryshëm dhe Ditea është ajo natyra më e qetë që nuk bezdis njeri. Po ashtu ajo ka shtuar se shpeshherë motrën e saj e ka parë të mërzitur brenda fermës.

    “Ditea është njësoj siç është edhe jashtë. Ne jemi dy të kundërta që plotësojmë më së miri njëra-tjetrën. Unë jam shumë hiperaktive dhe mbase ndonjëherë flas më shumë seç duhet, ndërsa Ditea është e qetë si natyrë, por nëse e ngacmon është shumë nevrike. E krahasojmë veten gjithmonë me personazhet “Shëreku dhe gomari”. Unë jam gomari që gjithmonë ngacmoj dhe Ditea është Shëreku që është gjithmonë e bezdisur. E kam parë të qetë Ditean dhe shpeshherë edhe të mërzitur”, u shpreh Sarah.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark