Skuadra e Lazios të enjtën në mbrëmje do të luaj ndeshjen e rëndësishme në UEFA Conference League ndaj klubit rumun, CFR Cluj.
Trajneri italian, Maurizio Sarri sot gjatë ditës mbajti konferencë për media para duelit që zhvillohet nesër nga ora 21:00 në stadiumin “Olimpico” në Romë.
Interesante e kësaj konference ishte diskutimi për lojtarin kosovar, Ermal Krasniqi – i cili ka pak kohë që është transferuar në futbollin rumun dhe mënjëherë ka rënë në ‘sytë’ e Sarrit dhe të tjerëve.
“E pashë këtë Ermal Krasniqin, duket një lojtar i gatshëm për gjithë ligat”, është shprehur tekniku italian
Krasniqi deri tani me ekipin e Cluj ka zhvilluar katër ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist./Lajmi.net/