×
  • Lajme
  • Insajderi

    SBASHK: 39 shoqata sindikale e përkrahën propozimin e deputetit e VV-së, 663 kundër: Greva vazhdon

    Insajderi
    24 September 2022 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje që do të rezultonte me ndërprerje të grevës në arsim kanë vazhduar deri në orët e vona të së premtes. Një takim i anëtarësisë së SBASHK-ut në të cilin do të diskutohej ideja e kreut të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, kishte dhënë shpresë, megjithatë pas takimit u njoftua se s’ka një marrëveshje.

    Përmes një komunikate për media të lëshuar mbrëmë nga SBASHK-u, është bërë e ditur që ideja e deputetit Gola është përkrahur nga një numër i vogël i shoqatave sindikale dhe institucione arsimore.

    Sipas komunikatës, 39 kanë përkrahur propozimin e deputetit Gola derisa 663 shoqata sindikale apo institucione arsimore nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola që mënyra aktuale e grevës të zëvendësohet me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

    “Nga raportimet e prezantuara  është  parë se 39 shoqata sindikale, apo institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Gol, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 shoqata sindikale apo institucione që nuk e kanë pranuar  këtë ide”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

    “Në këto rezultate nuk është përfshirë  një komunë , kryetari i të cilës  ka deklaruar me shkrim se gjithë  grevistët atje  nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola , por në mungesë në takim të kryetarit sindikal nga kjo komunë  kjo nuk është përfshirë në rezultatet e përgjithshme”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar nga institucioni që drejton Jasharaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark