×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nesër mësimdhënësit nuk do të jenë në shkolla” – Rrahman Jashari flet për Insajderin rreth protestës

    Insajderi
    19 May 2022 - 11:05

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se të premten do të mbajë protestë në nivel vendi.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha për Gazetën Insjaderi se nuk do të ndalën derisa të plotësohen kërkesat e tyre dhe se protesta është në bashkëpunim më të gjitha sindikatat tjera.

    Jashari ka treguar se po kërkojnë nga Qeveria Kurti shtesat prej 100 eurove për mësimdhënësit dhe ligjin për sigurim shëndetsor.

    Kërkesat tona dihen, insistojmë të vazhdohet me mbështjetje prej 100 eurove për mësimdhënësit, pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve, të implementohet ligji i pagave. Kërkesë tjetër është që të implementohet sa më shpejtë edhe ligji për sigurim shëndetsorë”, tha Jashari.

    Presim pjesëmarrje masive. I kemi lutur prindërit që nesër të mos i dërgojnë nxënësit në shkollë, sepse mësimdhënësit nuk do të jenë aty”, tha ai.

    Nëse Qeveria nuk ndërrmerr asgjë as pas kësaj proteste, Jashari tha se do të vendosin në bashkëpunim me BSPK-në për hapat tjerë./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark