Insajderi
Lajme

SBASHK proteston nesër para Qeverisë – shkak mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit në Viti

Insajderi
03 October 2024 - 17:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SBASHK proteston nesër para Qeverisë – shkak mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit në Viti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

SBASHK ka njoftuar se nesër do të protestojnë para Qeverisë në ora 11:00 për shkak të mosprocesimit të pagave për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë.

“Medie të nderuara, ju informojmë se për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00.”

Të martën, Ministria e Financave ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark