×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Scholz s’pajtohet se dje dështuan bisedimet: Kurti e Vuçiq e thanë qartë se do të implementohen marrëveshjet

    Insajderi
    27 October 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në një konferencë për media të premten në Bruksel pas përfundimit të Samitit dyditësh ka folur edhe për takimet e djeshme me Kosovën dhe Serbinë duke thënë se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar.

    Scholz ka thënë se Kurti dhe Vuciq kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.

    ”Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiq thanë se propozimet konkrete Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe se do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap I rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka theksuar Schoz.

    Qeveria e Kosovës pas takimeve ka konfirmuar, se edhe vetë kryeministri Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga diplomatët-euroatlantikë javën e shkuar.

    Megjithatë, sërish nuk ka pasur nënshkrime të palëve, pasi siç ka thënë Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media të enjten pas takimeve në Bruksel, një gjë e tillë është refuzuar nga Serbia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark