Udhëtimi i tij me Gjermanin përfundoi me zhgënjim në fillim të këtij muaji, por jashtë fushës muaji korrik gjithmonë do të mbajë një vend të veçantë në zemrën e Bastian Schweinsteiger.
Kapiteni i Gjermanisë sot ka lidhur kurorë në qytetin e bukur të Venecias me yllin serbe të tenisit 31 vjeçqaren Ana Ivanoviç, me të cilën ka qenë në lidhje që nga viti 2014.
Schweinsteiger dukej elegant në një kostum blu, ndërsa Ivanovic dukej bukur me një fustan të bardhë, njofton DailyMail, transmeton Insajderi.
Prezent në martesën e mesfushorit gjerman ishin edhe emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit, si Thomas Muller dhe ish-menaxheri i Bayern Munichut, Uli Hoeness.