×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “S’do të ngutesha ta shpallja në përputhje me Kushtetutën”, presidentja Osmani flet për Asociacionin

    Insajderi
    30 October 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është deklaruar për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Ajo ka thënë se e ka analizuar draftin, mirëpo që po e pret vlerësimin e Gjykatës Kushteuese.

    “Aty parashihet që vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij drafti do ta bëjë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, kështu që unë nuk do të ngutesha me e shpallë në përputhje me Kushtetutën. Kjo është detyrë e Gjykatës Kushtetuese dhe është institucioni në Republikën e Kosovës që e bën atë vlerësim, natyrisht në qoftë se asaj i paraprin akti i nënshkrimit apo miratimit të atij draft-statuti siç parashihet. Kështu që atë vlerësim duhet ta bëjë gjykata”, tha ajo.

    E para e vendit më tej shtoi se do t’i japë vlerësimet e saj si komente në Kushtetuese në rast se pranohet dhe miratohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit sipas propozimit europian.

    “Natyrisht që e kam lexuar. Jo vetëm lexuar, por analizuar me vëmendje të thellë, gjerë e gjatë, mirëpo vlerësimet e mia do t’i japë edhe me shkrim në momentin që ndodhin hapat e paraparë, pra në qoftë se kemi proces të nënshkrimit. Pastaj kur shkon ky draft-statut në Gjykatën Kushtetuese, si presidente e Republikës do t’i dërgojë të gjitha komentet me shkrim se cilat pjesë të atij drafti vlerësoj se duhet të sqarohen që zbatimi të jetë në plotëni të plotë mer Kushtetutën tonë”, tha Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark