×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Së paku 6 fëmijë kanë humbur jetën nga aksidenti i autobusit në Francë

    Insajderi
    11 February 2016 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Incidenti në afërsi të Rochefortit në rajonin perëndimor të Charente-Maritime vjen vetëm një ditë pas një aksidenti tjetër ku kishin humbur jetën dy fëmijë, shkruan The Guardian

    Një autobus që transportonte fëmijët e shkollës në Francë është përplasur me një kamion në Francë, duke lënë të vdekur së paku 6 fëmijë, ka njoftuar policia.

    Aksidenti i autobusit i cili po transportonte nxënësit ka ndodhur në orën 07:15 sipas kohës lokale ditën e enjte në afërsi të Rochefortit, raporton Insajderi

    Harta

    Në autobus gjendeshin 17 persona, dhe 3 fëmijë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta nga aksidenti kanë thënë burime të policisë.

    Ndërkaq, të mërkurën dy fëmijë të moshës 12 përkatësisht 15 vjeçare kishin humbur jetën nga një tjetër aksident i autobusit të shkollës si pasojë e kohës së keqe dhe borës, në afërsi të kufirit me Zvicrën./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark