×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Së shpejti mund të udhëtoni në trenin me shpejtësi 1200 km/h

    Insajderi
    20 February 2019 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti i Transportit dhe Rrugëve në Dubai, zbuloi prototipin e dizenjuar nga Virgin në një ceremoni të mbajtur në qytet. Këto kabina futuriste janë tashmë e ardhmja e transportit pasi siguria dhe shpejtësia e madhe përbëjnë rolin kyç në suksesin e trenave Hyperloop.

    Hyperloop përdor sistem me shtytje elektromagnetike për të lëvizur dhe qendron në ajër me tuba vakumi. Ky nivel shpejtësie arrihet duke reduktuar presionin e ajrit brenda në tub, ekuivalente me të qenurit 61 kilometra mbi nivelin e detit. Kjo kompani ofron interior luksi dhe ekrane HD për të shfaqur informacione dhe argëtim gjatë udhëtimit.

    Çdo hyperloop është dizenjuar për të përshkuar distanca të shkurtra dhe mesatare. Secila mund të mbajë deri në 10 pasagjerë. Ky shërbim do të mbajë 10,000 pasagjerë në çdo orë në të dyja drejtimet dhe do të lançohet në vitin 2020. Prototipi i zbuluar nga Virgin shfaq kabina të cilat do të mbajnë 10 pasagjerë maksimumi dhe do të udhëtojnë me shpejtësi deri në 1200 km/h. Dizajni me fërkim të ulët i hyperloop do të mundësojë që pasagjerët të përshkojnë rrugën nga Dubai për në Abu Dhabi, distancë e cila është 140 kilometra. Kjo distancë do të përshkohet për 12 minuta, udhëtim i cili më makinë kërkon 90 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark