Insajderi
Lajme

Seanca e 9 shtatorit, Ramush Haradinaj: Është jo kushtetuese, VV na i ka djegë mandatet, nuk jemi deputetë

Insajderi
07 September 2026 - 19:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Seanca e 9 shtatorit, Ramush Haradinaj: Është jo kushtetuese, VV na i ka djegë mandatet, nuk jemi deputetë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se mandatet e deputetëve janë djegur dhe çdo veprim i deputetëve është jokushtetues, kur u pyet për seancën e thirrur me datën 9 shtator.

I ftuar në Canape në T7, Haradinaj tha; “partia fituese që nuk e ka konstituu kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegur, shpenzimet në zgjedhje janë djegë…”.

Ai tha se me shku në seancë pa mandat kushtetues “nuk lejohet”.

“Ne nuk jemi deputetë, unë skam mandat më, me shku me një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet. Mandati i parë është djegë, edhe mandati i dytë është djegë të shtunën me 5 shtator, cdo veprim që marrim është jokushtetues”, tha Haradinaj në Canape


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark