“Seancë emergjente” për veriun e Kosovës", deklarohet Rusia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Seancë emergjente” për veriun e Kosovës”, deklarohet Rusia

    Insajderi
    08 July 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata Ruse i ka dalur në krah kërkesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të thirrur “seancë emergjente” në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për situatën në pjesën veriore të Kosovës.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, sa the “Moska është shqetësuar nga eskalimi i dhunës” në veri të Kosovës duke i rënë propagandës se “ka rrezik të menjëhershëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

    Duke folur në konferencë për media, siç e cituan mediat serbe, ajo tha se “gjërat kanë dalur jashtë kontrolli”, kështu duke jehuar fjalë për fjalë pretendimet e Aleksandar Vuçiq.

    Ajo godet edhe Perëndimin, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për mbështetje të Kosovës.

    “Në vend të kësaj, kryeqytetet perëndimore po kërkojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi Beogradin dhe popullin serb, duke sajuar akuza të paturpshme, duke përfshirë ato kundër përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe. Rusia ndan mendimin e Presidentit të Serbisë për situatën aktuale të krizës”, ka thënë Zakharova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark