×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Seferi pas humbjes së djeshme: Mungesa e rezultatit pozitiv më mërzit shumë

    Insajderi
    20 July 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Taulant Seferi është në munges të golit me ekipin e Tiranës në këto ndeshje të kompeticioneve evropiane.

    Bomberi i kampionëve të Shqipërisë foli pas humbjes 0-1 ndaj kampionëve boshnjakë për SuperSport.

    “Jam i mërzitur që nuk kam shënuar, por më shumë për mungesën e rezultatit. Goli do vijë, mungesa e rezultatit po më mërzit shumë. Të shtrëngohemi, të bëjmë një gol atje, do të jetë ndryshe.

    Nuk e di, ndodh diçka kur nuk ecën asgjë. Na duhet përqendrim më i madh se në ndeshjet e kampionatit. Në Europë ndëshkohesh, kështu që na duhet përqendrim më i madh.

    Sfida e kthimit? Shokët janë të gjithë të mërzitur. U thashë: ta ngrini kokën lart, mund të bëjmë një gol në Bosnje”, deklaroi sulmuesi i Tiranës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark