×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sejdiu i kundërpërgjigjet Kurtit: Teksti më i mirë nuk është marrëveshja e Ohrit, është deklarata e pavarësisë

    Insajderi
    23 March 2023 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, marrëveshjen e Ohrit e ka konsideruar si një investim i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.

    Sipas tij, përfshirja e SHBA-ve në këtë proces është garantues për të futur palët në marrëdhënie të mira.

    “Marrëveshja investim i rëndësishëm me BE por edhe mbështetjen e SHBA me qëllim që ti japim fund. Nevoja për qetësi mes dy vendeve ekziston, por kjo nuk do thotë se dy vendet do futen në statusquo-n e njeri tjetrit. Serbia të ndalet në lojën që ka bërë deri tani me gjuhën e Millosheviçit. SHBA-të janë një lloj garantuesi në këtë proces bashkë me BE-në për t’u futur në marrëdhënie të mira dhe jo idetë që kishte Car Llazari. Të jetosh me nder dhe askujt të mos i marrësh atë që i takon”, ka thënë Sejdiu.

    Ai është pëgjigjur edhe deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk ka tekst më të mirë se marrëveshja e Ohrit.

    “Tekst më të mirë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka”, ka deklaruar Sejdiu.

    Ai ka shtuar se për shkak të Kosovës askush nuk ka vullnet ta ndihmojë Serbinë.

    “Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë bashkë me njëra-tjetrën. Nuk i harroj asnjëherë vrapimet e ambasadorëve të Shqipërisë për njohjen e Kosovës, ishin pjesë e një motori plus. Serbia ka bërë përpjekje që të izolojë Shqipërinë nga interesimi për Kosovën dhe ta anashkalojë Kosovën për të bërë bisedime me Shqipërinë për Kosovën. Por nuk mundet. Askush nuk mund të ketë vullnetin të ndihmojë Serbinë për shkaqe të Kosovës. Zgjedhja e Kosovës së Pavarur është zgjedhje racionale e kohës. Ndihem krenar kur shoh futbollistë apo artististë si Dua Lipa apo Rita Ora”, ka thënë Sejdiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark