Insajderi
Lajme

Sejdiu ia hedh fajin Kurtit për bllokadë: Një lider normal kërkon zgjidhje, problemi nuk është te Kushtetuta

Insajderi
11 March 2026 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sejdiu ia hedh fajin Kurtit për bllokadë: Një lider normal kërkon zgjidhje, problemi nuk është te Kushtetuta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti politik Dardan Sejdiu thotë se kriza aktuale në vend nuk është kushtetuese, por lidhet me mungesën e udhëheqjes politike.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te mungesa e numrave për të qeverisur, por te mungesa e vullnetit për të marrë përgjegjësi politike. 

“Kryeministri i ka votat për të qeverisur, por nuk po e tregon vullnetin për të udhëhequr. Kur i ke numrat, por shteti bllokohet, problemi nuk është te Kushtetuta. Problemi është te mënyra si po përdoret pushteti”, ka deklaruar ai.

Sejdiu shkroi më tej se një udhëheqës normal duhet të kërkojë zgjidhje dhe marrëveshje minimale për funksionimin e shtetit. 

“Një lider normal kërkon zgjidhje. Ndërton ura. Gjen marrëveshje minimale që shteti të marrë frymë”,ka shkruar ai.

Ai ka akuzuar pushtetin se prej dy vitesh po vepron në drejtim të kundërt. 

“Por këtu, tash e dy vjet, po ndodh e kundërta: Nuk kërkohet funksionalitet, por prodhohet krizë e re. Nuk ulen tensionet, por ushqehen përplasjet. Nuk punohet për stabilitet, por për bllokadë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark