×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sejdiu: Ka defekte në sjelljen e familjarëve më shumë se sa të vet pacientëve

    Insajderi
    04 December 2022 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka folur për fenomenin e abuzimit të pacientëve nga ana e personelit mjekësorë.

    Sejdiu në InDoks të Gazetës Insajderi ka bërë një krahasim mes sektorit publik dhe atij privat. Potencon se më i shprehur është tek sektori publik.

    Ai potencon se më ‘problematik’ janë shoqëruesit e pacientëve sesa ata vet.

    “Jo defenitivisht në sektor publik, por janë pa arsyetime, krejt çka them tash nuk janë arsyetime të këtyre akteve, por janë një mori faktorësh të cilët sjellin ne së paku mendojmë sjellin deri këtu konflikte në sektorin faktorët të cilët nuk ekzistojnë në sektorin privat kushtet e punës, presioni në punë”, tha ai për InDoks.

    “Ka defekte edhe në sjelljen e pacientëve më pak, por përcjellëseve, familjarëve, sepse ekziston edhe një përcepsion ta zëmë në sektorin privat, lypin puntualitet te mjekut, e kam terminin ta zëmë në ora 10:00 duhet me kanë në ora 10:00 e kemi një kohë prej 20-30 minuta të merremi me një pacientë edhe ai e kërkon këtë përkushtim, 20 minuta prej mjekut sepse paguan kurse në publik është përcepsioni që është pa pare dhe ske qare pa më shërby edhe mënyrën qysh du unë me më shërbye dhe këtu vijnë deri tek konfliktet të cilat janë të shpeshta, të pa nevojshme”, ka thënë Sejdiu.

    Në muajin tetor në media u raportua edhe për rastin e Shefit të Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka, i cili ishte përfshirë në një ngatërresë me babain e një foshnje që ndodhej për trajtim mjekësor në këtë institucion shëndetësor publik.

    Sejdiu nuk e lë edhe aq fajtor mjekun sa e lë menaxhmentin e këtij Spitali.

    “…edhe tash p.sh e kemi rastin në Vushtrri, ne kemi reaguar sepse faktori kryesor ta zëmë i konfliktet në Vushtrri, pa arsyetimin e sjelljes së njërit apo dytit, është menaxhmenti sepse menaxhmenti ka ndalu që të hyjnë pacientët në repart jashtë vizitës edhe ka autorizu apo kërku nga personeli mjekësor…nuk e bëjnë punëtorët shëndetësor atë zbatim po janë drejtorat e atyre është sigurimi që është përgjegjës për atë dhe vijnë deri tek konfliktet, deri tek ndjekja me kamerë, telefon aty dhe pastaj reagimi jo adekuat apo ndoshta edhe adekuat se është jashtë spitalit pa arsyetime apo shkon në QKUK, ekziston ai urdhër dhe shiheni brenda çka është është stacion autobusi”, tha ai.

    Ai ka rrëfyer edhe për eksperienca personale me familjarë të pacientëve.

    “Ne shpesh përballemi, kolegët tonë, pra përballemi me vizitorët dhe ti tash të hyjmë konflikte me atë, ka disa që hyjnë apo pa dashje i urdhëron me dal jashtë, kush je ti me më thanë me dal jashtë, e kam pacientin këtu apo shpesh mua më tregojnë në repartin tim. Ka ndodhë që në kohën e vizitës don me nejt tek pacienti me ditë çka po thoni ju edhe ne se kemi bërë vizitën është koha konsultimeve me familjarë dmth janë një mori faktorësh që nuk ekzistojnë në sektorin privat por ja se ky rasti ka ndodhur në sektorin privat. Ne duhet të pajtohemi, pranojmë se ka probleme me komunikim pacientë-familjarë-mjekë (punëtorë shëndetësor”, deklaroi kryetari i OMK-së.

    InDoks | Historia e abuzimit të Iljasa Fazliut me fëmijën me autizëm – Sa mjekë kosovarë po ndiqen për abuzime me pacientë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark