Sulmuesi Arlind Sejdiu e ka shënuar golin e parë në ndeshje zyrtare me skuadrën e tij të re finlandeze, Inter Turku.
Inter Turku të shtunën gjatë ditës fitoi 1:0 në udhëtim te Honka në kuadër të Kupës së Ligës së Finlandës.
Kjo kupë prej vitit 2016 është kthyer në formë turneu me skuadra të elitës së futbollit finlandez “Veikkausliiga”, para nisjes së sezonit të ri.
Futbollisti kosovar, Sejdiu, u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të, ndërsa golit iu gëzua në minutën e 73-të.
Agon Sadiku te Honka luajti deri në minutën e 66-të.
Inter Turku pas dy ndeshjeve ka po aq fitore, njësoj si Helsinki që prin në tabelën e Grupit A.
Honka në vendin e tretë ka tri pikë.
Dy vendet e para sigurojnë gjysmëfinalet dhe ballafaqohen me dy vendet e para të Grupit B.